Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Shkodër- Koplik.
Një makinë e tipit “Benz” me targa SH 6616 D ka goditur për vdekje një këmbësor i cili po tentonte të kalonte rrugën.
Mësohet se vdekja ka qenë e menjëhershme, teksa këmbësori i ka prerë rrugën makinës. Autoritetet kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, shtetasin me inicialet B.Q.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si “Shtoji”. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Kujtojmë se përgjatë kësaj të enjteje në Shqipëri janë regjistruar 4 aksidente të tjera, ku kanë humbur jetën 3 persona dhe 3 të tjerë janë plagosur rëndë
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...