Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren

10:39 | 30 Janar 2026
A Z

Rreth orës 06:15, në rrugën Shishtavec-Kukës në Shqipëri, shtetasi G. N., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka aksidentuar shtetasen Sh. N., 49 vjeçe, banuese në Kukës, këmbësore.

Shtetasja Sh. N. është dërguar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve, raporton Abcnews.al.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje në rrjete sociale