Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Krujë Qafështamë, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur pasi një 18-vjeçar, i identifikuar me iniciale, H.A., ka humbur kontrollin e mjetit e tij dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka marrë para një 15-vjeçar, i cili ndodhet në spital bashkë me shoferin e mjetit, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu në spital, bashkë me ta ndodhet edhe një 14-vjeçar, por ky i fundit është rëndë, pasi ka marrë lëndime të shumta nga aksidenti.
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:05., në aksin rrugor Krujë-Qafshtamë, një automjet me drejtues shtetasin H. A., rreth 18 vjeç, ka humbur kontollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasi K. R., rreth 15 vjeç, i cili bashkë me drejtuesin e mjetit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi A. A., rreth 14 vjeç, ndodhet në gjëndje të rëndë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
Çekia gati ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën...
Nesër seanca konstituive, Zemaj: Na priftë e mbara
Reagon ASHAK: Prokuroria Speciale rrezikon paanshmërinë e dr...
Latifi i uron mirëseardhje Fazliut: Paç këmbën e mbarë e fat...
Komuna e Vitisë, OVL-UÇK dhe “KF Vllaznia” mbështesin Marshi...