Aksident në Gramsh, autobusi me punëtorë del nga rruga

12:09 | 14 Korrik 2018
M. A.

Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Gramsh-Moglicë.

Incidenti ka ndodhur tek vendi i quajtur ‘kthesa e Bresnikut”.

BalkanWeb mëson se vetura tip Rover u përplas me autobusin që transportonte punëtorët e HEC-it të Moglicës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Nga përplasja e fortë ka vetëm dëme materiale.

Shpërndaje në rrjete sociale