Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavie, ku automjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin D. S., është përplasur me automjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin T. G..
Si pasojë e përplasjes automjetet kanë dalë nga rruga. Në momentin që automjeti tip “Nisan’, ka dalë nga rruga ka goditur shtetasin V. G., 60 vjeç i cili ka humbur jetën. Shtetasi V.G ndodhej në anë të rrugës (bari me bagëti të imta).
Gjithashtu u transportuan për të marrë ndihmë mjekësore dy pasagjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./tch
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...
Kounde vendimtar – Barça shënon fitore të rëndësishme ...
Digjet depoja e një marketi në Tophane të Prishtinës
Atalanta shënon fitore të madhe me përmbysje ndaj Chelseas n...
Haradinaj: Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të ko...