Elbasan- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Murras, ndërsa viktima është S.S 35-vjeç banues në Elbasan.
Sipas policisë 35-vjeçari ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Benz” ku ka dalë nga rruga duke rënë në lumin Shkumbin, për pasojë ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses bënë të mundur nxjerrjen e mjetit nga lumi ku brenda tij u gjet i pa jetë drejtuesi S.S.
Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit./TCH
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...