Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Durrësit, ku një drejtues motoçiklete ka mbetur i vdekur.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si “katër rrugët”. Drejtuesi i mjetit është përplasur me një makinë dhe për pasojë është rrëzuar, duke gjetur vdekjen.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 02.09.2019, në vendin e quajtur” Katër Rrugët “, Shijak shtetasi S.D., duke drejtuar mjetin tip BMV është përplasur me mjetin motoçiklet tip Jamaha, pa targa, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, i paidentifikuar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë si dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./TCH
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...
Liverpooli po shqyrton pesë mundësi për të zëvendësuar Aliss...
Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë...
Vrasja e mafiozit grek, bien në pranga 4 persona, mes tyre 2...
Zgjedhjet e reja, Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që...
Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak