Një aksident tragjik i ka marrë jetën një fëmije 8-vjeçar në Durrës.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 16:05 në fshatin Jubë, Durrës, ku 66-vjeçari Q.N duke drejtua fugonin e tij, ka aksidentuar një fëmijë, G.G., 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë fëmija ka ndërruar jetë.
Ndërkohë Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth është arrestuar nga policia, ku këta të fundit kanë ngritur edhe një grup hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin shtetasin Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth.
Ky shtetas më datë 25.05.2020, rreth orës 16:05, në fshatin Jubë, Durrës, duke drejtuar mjetin fugon, ka aksidentuar një fëmijë, shtetasin G.G., 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë fëmija ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Pasiguri tek Arsenal – largime të mëdha priten në verë
Biznesi me energji elektrike i bashkëshortes, Abdixhiku: Pre...
Reagimi i OVL-UÇK pas ftesës për Grupin Punues: Nuk jemi var...
Rritet interesimi për Thuram, francezi mund të largohet nga ...
Kusari kërkon përshpejtimin e miratimit të Projektligjit për...
Loftus-Cheek poston foto me dhëmbët që i mungojnë, pas përpl...