Një aksident automobilistik u regjistrua mbrëmjen e sotme rreth orës 21:30 në rrugën nacionale “Pushimi i shoferit”, Divjakë.
Mjeti tip Alfa Romeo u përplas me një shtyllë tensioni të lartë dhe ka përfunduar në kanalin anësortë rrugës.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi R.N. 30 vjeç banues në fshatin Mërtish humbi kontrollin e mjetit gjatë një manovre për të parakaluar.
Ai udhëtonte i vetëm ku pas përplasjes u dërgua me urgjencë në spitalin e Lushnjës.
Fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Punonjësit e OSShE kanë ndërprerë energjinë elektrike për të shmangur kontaktin e personave me rrymen. Në këtë aks rrugor janë shënuar dy viktima dhe disa të plagosur që prej janarit të këtij viti. Rruga “Pushimi i shoferit” Divjakë nuk plotëson kushtet për t’u quajtur rrugë nacionale./oranews
Një aeroplan amerikan që furnizonte karburant rrëzohet mbi I...
Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA heq përkohësisht sanksion...
“Shikoni çfarë do ndodhë sot”, Trump: Nder i madh të vrasësh...
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C