Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë paradites së sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë QTU-së.
Dy makina, një Benz dhe një Volvo janë përplasur mes tyre.

Benzi ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.
Nënë e bir, Hamide dhe Shpëtim Sipri, 59 dhe 33 vjeç kanë marrë plagë të rënda.
Ata janë transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës për mjekim dhe mësohet se në gjendje më të rëndë është djali.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se mjeti drejtohej nga 59-vjeçarja.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit./oranews/
Garda Revolucionare e Iranit lëshon paralajmërim për anijet:...
Peja kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Yllit, përballet...
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Ministri Ferit Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb: Fo...
Mot me diell të dielën, temperaturat deri në 23 gradë
Babai i Mateos takon për herë të parë “nusen” Brikenën: “Jam...