Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Varibopit”.
Një automjet që drejtohej nga një grua 39-vjeçare e identifikuar si Nertila Abazaj, teksa po dilte nga fshati Varibop për në autostradë i ka prerë rrugën një furgon dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të aksidentit fatal. Ndërkohë shërbimet zjarrfikëse po ndërhyjnë për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës nga automjeti i dëmtuar, raporton A2.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës