Një aksident me vdekje ka ndodhur rreth orës 15.05, në aksin rrugor Shkodër- Muriqan, në fshatin Dodaj.
Si pasojë, mësohet se ka ndërruar drejtuesi i motoçikletës, 45 vjeçari, Lin Dedaj. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.
Njoftimi:
Më datë 18.12.2019, rreth orës 15.05, në aksin rrugor Shkodër- Muriqan, në fshatin Dodaj, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi L.D, 45 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikletës dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë shtetasi L. D. ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./opinion.al
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...
Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...