Katër persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident që ndodhi rreth orës 15:30 minuta të ditës së sotme.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Kukës-Peshkopi, në vendin e quajtur mbikalimi i Gostilit, afër aeroportit. Dy nga të plagosurit janë burrë dhe grua që po udhëtonin në njërën makinë ‘Ford’, ndërsa dy të tjerët po udhëtonin në makinën tjetër.
Njëra nga makinat është me targa italiane.
Të plagosurit janë transportuar në spital, ndërsa njëri raportohet se ndodhet në rrezik për jetën, pasi ka plagë të rënda.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar./ora
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...