Një 42-vjeçar shqiptar ka vdekur në Volos të Greqisë pak orë pasi u përfshi në një aksident trafiku mëngjesin e së enjtes.
Aksidenti ka ndodhur afërsisht dhjetë minuta para mesnate, në rrugën “Larissis”, në kryqëzimin e saj me rrugën “Ypsilantou”, kur një motor i drejtuar nga një 42-vjeçar shqiptar që udhëtonte nga zona e Shën Anargyrit në drejtim të Larissisit, është përplasur me një makinë të drejtuar nga një 26-vjeçar, banor i Volosit.
Përplasja ka qenë e fortë dhe në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë për të transportuar 42-vjeçarin në spital, ku u bënë përpjekje për ta mbajtur në jetë.
Mirëpo, rreth dy orë e gjysmë më vonë, 42-vjeçarit nuk ia ka dalë t’iu mbijetojë plagëve të marra./TopChannel/
Reali humb, por mban gjallë shpresat – dilemë e madhe për Ar...
Greqia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç nga 1 j...
Nexhi nga Kosova e vë në pikëpyetje autenticitetin e pamjeve...
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për dip...
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...