Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku pëer pasojë të një aksidenti ka humbur jetën një person.
Fjala është për shtetasin Besnik Shehu, 45 vjeç. Shehu po drejtonte motoçikletën e tij kur ka humbur kontrollin e mjetit duke u rrëzuar ashpër. Ai është përplasur me murin mbrojtës të rrugës, duke humbur kësdhtu jetën në vend. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të Belshit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:30, në hyrje të qytetit të Belshit, duke drejtuar motoçikletën tip “Vinxiang” , shtetasi Besnik Shehu, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Seferan, Belsh, ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përplasur me murin mbrojtjes të rrugës.
Si pasojë e përplasjes shtetasi Besnik Shehu për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Grupi ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes
Moment viral në Ferma VIP: Mimoza i kërkon dron Era Istrefit
Kuvendi miraton Projektligjin për Shtetësinë