Një 15-vjeçar është aksidentuar rëndë ndërsa udhëtonte me biçkletë në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë.
Sipas policisë 15-vjeçari i cili ishte i shtrirë në rrugë, fillimisht është pikasur nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.
I mituri është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës, ku i është dhënë ndihma e parë.
Më pas ai është dërguar drejt spitalit të Traumës me helikopter, pasi gjendja e 15-vjeçarit është e rënduar.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth këtij aksidenti./TCH/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...