Ajola Xoxa ka dalë nga ambientet e SPAK, ku ishte paraqitur në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim për tu paraqitur”.
Përveç për zbatimin e masës, Xoxa ka qenë në praninë e avokatit Maks Haxhia sa i përket marrjes në pyetje. Seanca ka zgjatur rreth një orë.
Gazetari Ervin Leka tha për ABC News se Xoxa ishte thirrur për të dhënë deklarime mbi rrethana të reja hetimore, por nuk ka pranuar të japë deklarime. Ajo ka kërkuar të njihet me materialet e SPAK dhe të pyetet në një moment të dytë.
Një qëndrim të ngjashëm mbajti edhe bashkëshorti i saj Erion Veliaj një ditë më parë./abcnews.al/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...