Agron Xhazairi u ekzekutua me breshëri automatiku mbrëmjen e sotme në Ksamil nga persona ende të paidentifikuar. 53-vjeçari u ekzekutua përpara derës së banesës së tij. Autorët zunë pritë para banesës dhe e pritën derisa ky i fundit doli nga shtëpia.
Ata u fshehën tek një ndërtesë e pabanuar dhe e kanë qëlluar 53-vjeçarin me automatik, kur ndodhej në shkallët e jashtme. Por kur panë që ky i fundit ka tentuar të hyjë në banesë, qëlluan sërish duke e lënë të vdekur.
Bashkë me të atin nga banesa doli edhe vajza e tij e mitur, e cila ka qenë dëshmitare e krimit të rëndë, raporton BalkanWeb.
Paraprakisht vrasja po hetohet për motive hakmarrje. Djali i viktimës, Albi Xhazairi 20 vjeç është i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së Aleksandër Bardhit, vëllai i ish-kreut të njësisë administrative të Kaçinarit.
Dy muaj më parë, viktima e sotme i kishte shpëtuar një atentati me eksploziv në makinë dy muaj më parë
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale