Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla është takuar me kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhe Byberi.
Balla tha se falë vëmendjes të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës në Tropojë është rritur numri i turistëve në afro 200 mijë, shkruan Arbresh.info.
Sipas Ballës, lidhja përmes bjeshkëve me Malin e Zi dhe hapja e pikës së kalimit kufitar do ta rriste ndjeshëm numrin e turistëve në
Tropojën e njerëzve mikpritës.
“Bajram Curri Takim me Kryetarin e Bashkisë Rexhë Byberi. Falë vëmendjes së Kryeministrit Edi Rama në Tropojë gjatë viteve të fundit është bërë çka të gjitha qeveritë e tjera të marra së bashku s’e kanë bërë. Ndërsa na ndajnë dhe dy javë nga mbyllja e vitit 2023, numri i turistëve në Tropojë po i afrohet 200.000 Lidhja përmes bjeshkëve me Malin e Zi dhe hapja e pikës së kalimit kufitar do ta rriste ndjeshëm numrin e turistëve në Tropojën e njerëzve mikpritës. Ambicia jonë është që këta vizitorë të qëndrojnë sa më gjatë, dhe prandaj do të vazhdojmë të bëjmë më shumë punë, përpjekje dhe investime. Tropoja është një nga bashkitë me nivele shumë të ulëta kriminaliteti gjatë 2023”, ka shkruar Balla në rrjetin social Facebook./Arbresh.info
Zona VIP në “Fadil Vokrri”, Kurti e Osmani po e ndjekin ndes...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kum...
Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për...
Finalja e madhe në “Fadil Vokrri”, Pacolli: Me fat Kosovë
Nis ndeshja Kosova – Turqia
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...