Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën për seancën e parë ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Më 12 korrik, në orën 11:00 do të zhvillohet seanca e parë ndaj ish-kryeprokurorit, i cili u shpall fajtor në shkallën e parë dhe u dënua me 2 vite burg. Relatore e kësaj çështjeje do të jetë gjyqtarja Nertina Kosova ndërsa anëtarë Saida Dollani dhe Dhimitër Lara.
Ish-kyeprokurori u dënua më 20 maj nga Gjykata e Posaçme Kunder korrupsionit dhe krimit të organizuar e cila e dënoi atë me 2 vite. Gjykata po ashtu vendosi ti konfiskohen pasuritë dhe të mos ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vite, raporton shekulli, transmeton portali arbresh.info
Gjatë mbrojtjes Llalla e cilësoi këtë proces të stisur ndërsa më herët ai është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Llalla u mor i pandehur nga SPAK pas një hetimi të nisur për të që prej vitit 2018 nga prokuroria e Durrësit e më pas ish prokuroria e krimeve të rënda.
Ish-kryeprokurori u shpall fajtor nga GJKKO lidhur me 3 episode, fshehjen e shpenzimeve për familjarët e tij në Gjermani në vlerën e 7050 eurove, fshehjen e shpenzimeve për lindjen e djalit në Amerikë në vlerën e 7700 dollarëve si dhe shpenzimet për ndërtimin e katit të 3 të banesës së tij.
Sipas arsyetimit të vendimit të dhënë nga gjyqtarja Daniela Shirka, Llalla ka blerë siperfaqe toke me vlerë më të ulët se ajo e tregut dhe më pas duke i rivlersuar ka rritur disa herë çmimin e tyre për këtë arsye GJKKO vendosi konfiskimin dhe kalimin ne favor të shtetit të 3 sipërfaqe tokë me rreth 20000 metra katror dhe një apartamentj 67 metra katror në Durrës për të cilat nuk justifikohen burime të ligjshme.
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...