Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i është përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me dialogun Kosovë- Serbi dhe nëse samiti i Brdo- Brijunit i mbajtur në Tiranë ka sjellë sinjale pozitive në lidhje me rinisjen e dialogut.
Meta është shprehur:
“Nuk di të them nëse ky samit ka afruar më tepër dy liderët Kosovë-Serbi. Iu siguroj që atmosfera ka qenë mjaft pozitive, konstruktive. Arritja e marrëveshjes së Prespës është historike për të zgjidhur një mosmarrëveshje 30 vjeçare, të gjithë do donim që dhe dialogu Serbi-Kosovë të përfundonte në këtë mënyrë. Ajo që është pozitive është angazhimi për paqen dhe perspektivën evropiane dhe vullneti për zgjidhjen e çështjeve me dialog”, theksoi kreu i shtetit.
Meta po ashtu i ka dhënë dhe një përgjigje kritikave të Hashim Thaçit për ftesën ndaj Milorad Dodik, anëtarit serb të presidencës së Bosnje-Hercegovinës.
“Samiti ka një format të përcaktuar, dhe si të gjithë krerët e vendeve anëtare dhe ai ka qenë i ftuar dhe i mirëseardhur. Ka mbetur mjaft i kënaqur, ka treguar se do të dijë për turizmin pasi kishte dëgjuar fjalë të mira nga qytetarët e vendit të tij”, shtoi Meta.
NATO dhe BE diskutojnë për stabilitetin në Ballkanin Perëndi...
Mblidhet VV-ja, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në ...
Gjesti në paraburgim, DJ Gimbo mendon se ai i ka çuar dron n...
Bryan Adams vjen në Kosovë
Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre në Ministrinë e K...
Sveçla: Kujtimi për viktimat e marsit 2004 është obligim i p...