Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se në statutin e PD, ndryshe nga të gjitha partitë e tjera të djathta konservatore, është vënë neni për shkarkimin e kryetarit.
Por Berisha është shprehur se dorëheqja është akt vullnetar i individit dhe jo i detyrueshëm.
Nga ana tjetër ish-kryeministri u shpreh se zgjedhjet e shpeshta të kryetarit të partisë në një hark të shkurtër kohor, do të dëmtonte rezultatet elektorale të forcës.
Berisha tha se kryetar që nuk punon për jetëgjatësinë e tij nuk do të ketë.
“Rëndësi ka tërësia e normave që rregullon jetëgjatësinë e kryetarit. Ka kryetar që japin dorëheqjen dhe që nuk japin dorëheqjen. Ja ku është Këshilli Kombëtar.” – tha Berisha.
Rasti “Banjska”: Gjykata shpall nesër aktgjykimin nën masa t...
Aksioni ndaj Call Center-ave në Tiranë/ SPAK: Rreth 2 mln eu...
Vdekja e Qosjes, ASHAK-u nesër organizon mbledhje komemorati...
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...