Presidenti Ilir Meta duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse ai është i gatshëm të lërë Presidencën për të marrë një tjetër post të rëndësishëm në qeveri pas zgjedhjeve të ardhshme, ka thënë se do të mbajë premtimin e bërë më parë.
Sipas Metës deri në vitin 2022 ai do të jetë në krye të Presidencës dhe sipas tij në mbrojtje të Kushtetutës.
“Unë prej kohësh kam qenë i gatshëm që për hir të marrëveshjeve që zgjidhin problemet. Unë do jem i gatshëm që të lë postin pa pasur interesin e karrierës time. Ju them se në të gjitha rastet premtimin që kam bërë që deri në 24 korrik të vitit 2022 do të jetë kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të kushtetutës do ta mbajë në të gjitha mënyrat. Do ta mbaj këtë institucion. Por ky nuk është problemi i vetëm.” tha Meta./tch
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...