“Asnjë familje shqiptare në vështirësi, nuk duhet të jetë vetëm”. Ky ka qenë mesazhi i kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.
Përmes disa fotove të publikuara në ‘Facebook’ socialisti ka bërë publike historinë e Majaze Kurtit, 95 vjeç, e cila jetonte në qiell të hapur pasi banesa e saj ishte e shkatërruar.
Balla tha se banesa e të moshuarës do të ndërtohet dhe mobilohet.
“#SHQIPERISOLIDARE???
Asnjë familje shqiptare në vështirësi, nuk duhet të jetë vetëm. Nënë Majaze Kurti 95 vjeç nuk është vetëm. Shtëpia e rrënuar, do të ndërtohet dhe do të mobilohet. Punimet po ecin shumë mirë dhe shumë shpejt do jemi këtu përsëri kur gjithçka të ketë mbaruar.”, shkruan Balla.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...