Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen është pritur me ceremoni në Pallatin e Brigadave pasi mbërriti në Tiranë në kuadër të një turi vizitash që do të zhvillojë për dy ditë në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ursula Von er Leyen kishte zgjedhur veshje kuq e zi për vizitën në Tiranë, ndërsa gjatë ceremonisë së pritjes ishte e buzëqeshur dhe përshëndeste me dorë në zemër. Pas ceremonisë, u fut në ambientet e Pallatit të Brigadave ku do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama, ndërsa më pas, rreth orës 10:00 do të takohet me presidentin Ilir Meta në Presidencë.
Para se të mbërrinte, presidentja e KE bëri një postim në Twitter ku bëri të qartë mesazhin që BE do të investojë në mënyrë strategjike për të ardhmen e përbashkët europiane./arbresh.info/

Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit nuk hapet
Osmani përkrah protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoni ...
Goretzka paralajmëron Real Madridin: Mund të fitojmë gjithçk...
Kombëtarja e Kosovës në çiklizëm arrin rezultate të shkëlqye...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Hoxha: Përdorimi i g...
Scott Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP i javës