Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Niko Peleshi, ka reaguar ndaj njohjes së dy rajoneve separatiste të Ukrainës, nga Rusia.
Sipas Peleshit, njohja e rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, nga ana e Putin, edhe njëherë konfirmoi qartazi skenarin rus për dhunimin e të drejtës ndërkombëtare dhe shkeljen e sovranitetit ukrainas, raporton arbresh.info
Postimi i plotë:
ALB – Njohja e rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, nga ana e Putin, edhe njëherë konfirmoi qartazi skenarin rus për dhunimin e të drejtës ndërkombëtare dhe shkeljen e sovranitetit ukrainas. Kjo lëvizje ogurzezë do sjellë më shumë paqartësi për paqen, sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në Ukrainë, por dhe në tërë kontinentin europian. Ne do qëndrojmë të palëkundur në mbështetjen ndaj partnerëve tanë ukrainas, ndërkohë që Aleanca e NATO-s është më e bashkuar se kurrë.
ENG – Putin’s recognition of the eastern regions of Ukraine, Donetsk and Luhansk, once again clearly confirmed the Russian scenario of violating international law and Ukrainian sovereignty. This ominous move will bring more uncertainty to peace, security and stability not only in Ukraine but on the entire European continent. We will remain steadfast in our support for our Ukrainian partners, as the NATO Alliance is more united than ever./arbresh.info/
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...
Hungaria dhe Sllovakia ndalojnë eksportet e naftës në Ukrain...
Infantino vjen me deklaratë për incidentin midis Vinicius dh...