Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin “Opinion” se nga ana e gardës ka një plan evakuimi për Lulzim Bashën më 8 Janar, në rast se ata do të kenë informacione që atij mund t’i rrezikohet jeta.
Sipas Hoxhës, plani është që Basha të largohet nga selia përmes një shtegu që të nxjerr në godinën e Parlamentit, që gjithashtu monitorohet nga garda.
“Nga plani i masave që është marr nga forcat e rendit dhe Garda e Republikës, ai plani që shpjeguam dje për evakuimin e kryetarit të partisë nga dera e pasme.Garda e Republikës nuk i merr leje zotit Basha, në momentin që mendojnë se i rrezikohet jeta e nxjerrin edhe forcërisht. Parlamenti ndodhet pranë PD dhe i mundëson daljen Bashës drejtpërdrejt një shteg nga parlamenti. Aty është planifikuar që në rast se do të ketë problem do të bëhet evakuim duke kaluar në ovborrin e Parlamentit, që garda e ka në mbrojtje këtë objekt”, tha Hoxha.
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin