Kardiologu dr. Diamant Lulaj ka realizuar një ndërhyrje kardiake koronare tepër të vështirë në Tiranë së bashku me kardiologun italian, Alfredo R. Galassi.
Ndërhyrja u transmetua drejtpërdrejt përpara qindra specialistëve nga e gjithë bota, gjatë kongresit ndërkombëtar CTO ESSENTIALS 2025, duke dëshmuar profesionalizmin dhe përkushtimin e mjekëve shqiptarë që vazhdojnë të nderojnë vendin tonë në arenën ndërkombëtare të mjekësisë.
“Kënaqësi të realizoj, para qindra kolegëve nga e gjithë bota, një ndërhyrje koronare shumë të vështirë, së bashku me masterin italian Prof. Galassi, në transmetim live në kongresin ndërkombëtar CTO ESSENTIALS 2025!”, kishte shkruar ai në mbishkrimin e videos së shpërndarë.
Lulaj është shembull i një profesionisti që i ka dhënë shumë mjekësisë shqiptare.
I lindur dhe rritur në qytetin e kulturës, Shkodrën, Diamant Lulaj tregoi që herët pasionin për dijen dhe shkencën. Arsimin e mesëm e kreu në “Turkish College Hasan Riza Pasha”, një nga institucionet më të njohura në veri të vendit, ndërsa më pas ndoqi Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua me rezultate të shkëlqyera.
Pas diplomimit, zgjedhja e tij ishte e qartë: të thellohej në një nga fushat më të ndërlikuara të mjekësisë moderne – kardiologjinë invazive. Ky specializim e çoi drejt Turqisë, ku përmes punës dhe përkushtimit arriti të formohej profesionalisht në nivelet më të larta të praktikës spitalore dhe kërkimit shkencor.
Përveç kontributit në Shqipëri, Dr. Diamant Lulaj është pjesëmarrës aktiv në konferenca dhe trajnime ndërkombëtare, ku përfaqëson me dinjitet shkollën shqiptare të mjekësisë. Në çdo dalje profesionale ai mbart me vete flamurin kuqezi dhe tregimin e një vendi të vogël, por me njerëz të mëdhenj./Arbresh.info/
“Pse nuk më ke pritur?” – Reagimi i DJ Gimbo pasi mëson për ...
E dhimbshme: Ky është këmbësori që u godit për vdekje nga ve...
Ky është kosovari tjetër që vdiq tragjikisht në Austri, isht...
Tragjedia në Vjenë, Ambasada e Kosovës në Austri: Ngushëllim...
E mërkura kryesisht me vranësira, reshje lokale në mëngjes
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra