Sali Berisha përkujtoi 60-vjetorin e ditëlindjes së Azem Hajdarit duke u shprehur se ai është më i gjallë se kurrë.
Sipas tij, Hajdari është një nga figurat më të shquara në historinë e lirisë së shqiptarëve.
Berisha theksoi se Azem Hajdari ishte njeriu i cili kontribuoi më shumë se kushdo në përmbysjen e diktaturës komuniste, ndërrimin e sistemeve dhe ndërrimin e epokave në Shqipëri.
“Ditën që e përcollëm në banesën e fundit, nuk vajtuam dhe brohoritëm: Azem, ti je gjallë! Ne jemi sot këtu për t’i thënë Azem Hajdarit se është më i gjallë se kurrë,” – u shpreh Berisha./euronews
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...