Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion një platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin në kohë reale të rasteve të emigracionit të paligjshëm.
Ministria e Brendshme bëri të ditur se platforma përfaqëson një nivel të ri të bashkëpunimit dypalësh institucional, duke e pozicionuar Shqipërinë ndër vendet e para në Europë që zbaton një sistem të integruar elektronik për trajtimin, koordinimin dhe ndjekjen e proceseve të rikthimit.
Ky sistem synon të rrisë efikasitetin e procedurave përmes përshpejtimit të proceseve administrative, uljes së barrës burokratike dhe forcimit të koordinimit ndërinstitucional mes autoriteteve përkatëse të dy vendeve.
Platforma digjitale garanton gjithashtu një nivel më të lartë transparence, procese të standardizuara dhe shkëmbim të sigurt të informacionit në kohë reale, duke kontribuar në përmirësimin e menaxhimit të rasteve të emigracionit të paligjshëm.
Vënia në funksion e kësaj platforme është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përafrimin e praktikave të Shqipërisë me standardet evropiane në fushën e migracionit.
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje
Gimbo rikthehet në BBVA, Selin i hidhet në krahë
Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për 500kg drogë