Pas përfundimit të hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për operacionin “One if by land”, 51 të pandehur kanë përfunduar në gjykatë.
Gjatë këtij operacioni janë shkatërruar shtatë grupe kriminale që vepronin në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Spanjë, Francë, Republikën Dominikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada. Pjesë e operacionit ishin autoritetet amerikane dhe kanadeze, raportojnë mediat shqiptare.
Ndërkohë prokurori Eugen Beci ka dorëzuar në gjykatë dosjen me 95 fashikuj ku pjesë janë dhe 450 CD me përgjime dhe materiale të tjera, përcjell albinfo.ch.
Informacionet bëjnë me dije se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin shtetas shqiptarë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Anglisë kundrejt shumave që varionin nga 30 mijë dollarë për në Amerikë dhe Kanada deri në 10 mijë funte në Angli.
Akuzat që rëndojnë mbi të gjithë të pandehurit janë për trafikim të qenieve njerëzore në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së