Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i shkollës së mesme sportive “Benardina Qerraxhia” në Durrës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se bashkë me konviktin e kësaj shkolle është një ndër projektet më të mëdha arsimore, shkruan Arbresh.info.
Rama theksoi se kjo shkollë do të ofrojë kushte dhe standarde europiane të mësimdhënies për 250 nxënës të shkollës dhe 150 prej tyre që do të qëndrojnë në konvikt.
“MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i shkollës së mesme sportive “Benardina Qerraxhia” në Durrës e cila bashkë me konviktin e kësaj shkolle është një ndër projektet më të mëdha arsimore, që do të ofrojë kushte dhe standarde europiane të mësimdhënies për 250 nxënës të shkollës dhe 150 prej tyre që do të qëndrojnë në konvikt, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar kryeministri Rama./Arbresh.info/
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...