Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilluan një vizitë në Spitalin e Traumës, ku po trajtohen efektivët e lënduar, gjatë protestës së opozitës.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, gjatë një prononcimi për mediat, u shpreh se gjendja shëndetësore e efektivëve të lënduar është e mirë.
“Kanë dëmtime të lehta, disa kanë lënë spitalin. Tre janë ende nën vëzhgimin e mjekëve. Menaxhimi i tubimit ka qenë në përputhje të plotë me ligjin. I falënderoj për punën, përkushtimin dhe detyrën e kryer. Asnjë nga tubuesit dhe qytetarët nuk është lënduar dhe dëmtuar, përveç punonjësve të policisë. Numri i punonjësve të policisë të lënduar është 10”, tha Hoxha, shkruan rtsh.al.
Ministri Hoxha tha se protesta ishte e dhunshme.
“U sulmuan institucione kushtetuese të shtetit shqiptar, sikurse ju e patë. Janë sulmuar pothuajse të gjitha institucionet e shtetit shqiptar, përfshirë këtu edhe selinë e PS. Ky sulm, ka bërë që Policia të përgjigjet dhe të zmbrapsë turmën duke përdor edhe gazin lotsjellës. Përgjigjja e policisë është konform ligjit”, theksoi Hoxha.
Ai në fund theksoi se, Policia e Shtetit sot ishte në standardet e një policie evropiane, megjithëse kjo protestë konsiderohet e dhunshme.
Ai po ashtu ka shkruar edhe në rrjetin e tij social Faebook, ku ka thënë se çdo akt është i dokumentuar dhe çdo autor aktesh antiligjore është tanimë subjekt i organeve ligjzbatuese.
“I garantoj qytetarët e këtij vendi se bllofi i mosbindjes civile nuk do të prodhojë asgjë tjetër, përveç përgjigjes proporcionale dhe shteruese të ruajtësve të ligjit ndaj shkelësve të ligjit.”, ka shkruar ai.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim