Ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë kur ka gjetur një shishe me lëng pesticide që përdorej për bimë e insekte, dhe e ka pirë aksidentalisht. Vogëlushi 4 vjeçar është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Smollik të njësisë administrative Zerqan të Bulqizës. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e qytetit e më pas është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Informacion paraprak i policisë:
Jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit të Bulqizës, se është dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore fëmija i mitur R.M, i cili dyshohet se ka konsumuar ilaç helmues.
Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Bulqizës, është transportuar për ndihmë më të specializuar me helikopter drejt Tiranës.
Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...