Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro ka thënë se 4.9 milionë vizitorë janë regjistruar në zonat e mbrojtura nga janari në tetor të vitit 2024, ose 20% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Kumbaro u shpreh se kjo është një provë e shtrirjes së sezonit në territor dhe në kohë, duke diversifikuar ofertën turistike, përcjell Arbresh.info
“4.9 milionë vizita nga janari në tetor janë shënuar në zonat tona të mbrojtura nga parqet kombëtare, parqet natyrore e deri te monumentet e natyrës duke tejakaluar krejt vitin 2023, si prova më e qartë e shtrirjes së turizmit gjatë gjithë vitit, diversifikimit dhe zhvillimit të ekoturizmit, teksa vetëm gjatë muajit tetor janë shënuar 440 mijë vizitorë në zonat e mbrojtura”, shprehet Kumbaro.
Sipas të dhënave nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, 3,2 milionë vizita janë kryer nga qytetarë shqiptarë dhe 1,7 milionë nga vizitorë të huaj.
Për muajin tetor, parqet më të vizituara kanë qenë Parku Kombëtar Alpet e Shqipërisë me 78 mijë vizitorë, Parku Kombëtar Divjakë Karavasta me 29 mijë vizitorë dhe Parku Kombëtar Butrint me 17 mijë vizitorë.
Turizmi natyror dhe zonat e mbrojtura ishin në fokus të buxhetit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për vitin 2025, me dy projekte kryesore siç është ngritja e infrastrukturës në Eko-Park Ulza dhe Ndërtimi i Qendrës Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Vjosës.
Një ditë më parë, u publikuan edhe shifrat e vizitorëve të huaj të cilët nga janari në tetor shënuan 10,4 milionë./Arbresh.info
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...