Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku ka pritur në takim Ndihmës Sekretaren e Kombeve të Bashkuara, Ndihmës Administratore dhe Drejtore të Byrosë Rajonale për Evropën dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura (CIS) në UNDP, Ivana Živkovic Živković.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se “EU4Schools” ka qenë një nga projektet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të bashkëpunimit tonë me UNDP, duke lënë rezultatet të prekshme në të gjithë Shqipërinë, shkruan Arbresh.info.
“Shkollat e ndërtuara nga ky program tashmë frekuentohen nga qindra e mijëra nxënës.”, u shpreh ajo.
Balluku theksoi se kanë shkëmbyer mendime mbi ecurinë e reformave që Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë në këto vite, në kuadër të procesit të integrimit, si dhe mbështetjen që UNDP ka ofruar për Shqipërinë edhe për ngritjen e kapaciteteve të administratës publike.
“Projekte që kanë të bëjnë me efiçencën e energjisë, ishin po ashtu pjesë e diskutimit, për të cilët shprehëm angazhimin e përbashkët mbi rëndësinë e zhvillimit të tyre dhe ku mbështetja e partnerëve mbetet thelbësore.”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/
Laporta shpërthen ndaj Real Madridit dhe arbitrimit
Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special ...
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut