Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 37-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij, shtetasen J.E 37-vjeçe.
Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan dyshohet se shtetasi E.M., 37 vjeç , ka goditur me mjet prerës ( thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen J.E., 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu/
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...