Policia në Vlorë ka finalizuar një operacion antidrogë ku është arrestuar një 20-vjeçar dhe u vunë nën hetim tre të tjerë.
I riu shiste doza të drogave të forta dhe të kanabisit, në lokalet e natës. 3 shtetasit e huaj dhe shqiptarë nën hetim, u kapën me lëndën narkotike që dyshohet se e kanë blerë nga 20-vjeçari.
Gjatë kontrollit në automjetin e 20-vjeçarit, në lagjen “1 Maji”, shërbimet e Policisë gjetën 350 doza të dyshuara të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis. Dozat dyshohet se do të shiteshin nga shtetasi V. R., në lokale nate, në Vlorë, bën me dije policia.
Dozat e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Kontrollet në lokalet e natës në qark, si në zonën përreth tyre, do të vijojnë.
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...