Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur me një shqiptar të sapo dalë nga burgu në Greqi.
32-vjeçari, i cili nuk është identifikuar, është gjetur i vdekur në anë të një rruge për në Trikala.
Trupi i tij është gjetur në kilometrin e 15 të rrugës nga Grevena drejt Trikalës. Sipas të dhënave të siguruara nga mediat greke, shqiptari ishte liruar nga burgu në datën 12 korrik dhe që prej asaj dite ishte parë në disa zona të ndryshme të Trikalës. Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.
Nga të dhënat e para dyshohet për një vrasje, por hetimet po vazhdojnë.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...