Pronari i kopështit privat, ku ndërroi jetë fëmija 3-vjeçar ka deklaruar sot se ngjarjen e rëndë e ka mësuar nga stafi pasi nuk ka qenë në Fier atë ditë.
Në një lidhje në news 24 ai tha se se çerdhja është e monitoruar nga kamerat, por ato s’janë të vendosura në të gjitha ambientet.
“Ditën e premte s’kam qenë fare në Fier. Unë di aq sa është deklaruar edhe nga ana ime në polici. Kam mësuar për ngjarjen e kam mësuar me shpejtësi. Njoftimin e mora nga stafi. Çerdhja është e monitoruar nga kamerat, por kamera s’kam në të gjitha ambientet. Jam në ambientet e policisë dhe nuk mund të flas më”, tha pronari i kopshtit.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në Fier. Sipas grupit hetimor i mituri ka qenë i veshur me xhup. Ai ka shkuar te varësja e rrobave për të marrë çantën dhe kapuçi i xhupit ka ngecur te varësja dhe është mbytur./Opinion.al
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...
Gjendet i vdekur një person në Llapqevë të Malishevës
“Fillova si portier”, Sesko zbulon rrugëtimin e tij qesharak...
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, në pranga 2 persona...
Harry Bajraktari letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i...
Kurti: Kosova, një pishtar i demokracisë dhe sigurisë në raj...