Pasi mëngjesin e sotëm, 3 tërmete të fuqishme goditën Kroacinë, në harkun kohor të 2 orëve, ku aktualisht raportohet i vdekur një fëmijë 15-vjeçar, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka postuar një mesazh ngushëllues në Facebook.
“Mendimet tona janë me popullin kroat, në veçanti me të prekurit e të plagosurit nga tërmeti dhe familjarët e tyre, të cilëve ju uroj shërim të shpejtë!
Në këto momente tepër të vështira për Kroacinë mike, që po përballet edhe me pandeminë COVID 19, shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen tonë. ????”, shkruan Meta.
Tërmeti më i fuqishëm ishte me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 7 km në veri të Zagrebit.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2883634985016089
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...