Tashmë anija ushtarake italiane “Libra” është në momentet e fundit të rrugëtimit të saj, duke sjellë në brigjet Shëngjin emigrantët e parë nga Italia.
Anija, me 402 emigrantë në bord, është afruar mëngjesin e sotëm drejt qytetit bregdetar.
“Libra” u nis dy ditë më parë nga ishulli i Lampeduzas që ndodhet pranë brigjeve afrikane.
Në bordin e anijes ndodhen disa dhjetëra klandestinë nga Bangdaleshi dhe Egjipti të cilët sapo të mbërrijnë do të vendosen në kampin e sapo ndërtuar në Shëngjin ku do të bëhet pritja dhe kontrolli e më pas do të vendosen në kampin e Gjadrit edhe ai i përfunduar.
Klandestinët janë që të gjithë meshkuj dhe do qëndrojnë këtu për një muaj në pritje të verifikimit të kërkesës së tyre për azil./tch/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...