Rama nderon me medalje Angela Merkelin

13:26 | 14 Shtator 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka ndarë medalje kancelares gjermane Angela Merkel.

Rama në Facebook ka shkruar se është kënaqësi që në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.

Merkel po qëndron në vizitë zyrtare në Tiranë, e fundit kjo para përfundimit të mandatit.

Ajo do të takohet edhe me kryeministrat tjerë të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara