Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video të realizuar nga televizioni publik France 2, që fton shikuesit të zbulojnë Shqipërinë, “Tajlandën e Vogël” në Europë, siç e quajnë ata.
Në këtë video shfaqen malet, fushat dhe detet ngjyrë gurkali të Shqipërisë, një diamanti blu në Europë, që përmes këtij reportazhi ftues, asnjë francez nuk do t’i rezistoi.
Në video theksohet fakti se Shqipëria është një vend i vizituar nga shumë turistë, duke shprehur me statistika se në 2019-tën, priti më shumë se 6.5 milionë, dy herë më shumë se 15 vite më parë.
“Shqipëria ndjek rrugën e turizmit prej disa vitesh. Është një vend ballkanik që i ofron turistëve peizazhet e fundit të paeksploruara të Mesdheut e që mbeten ende dhe sot, një destinacion i lirë.”, përfundon videoja.
Me këtë reportazh të veçantë, kryeministri i uron të gjithëve një ditë të mbarë.
“Grazie Edi”, Meloni shpërndan postimin e Ramës për marrëves...
Gjiganti anglez me ofertë prej 90 milionë eurosh për Arda Gu...
Ndërron jetë i lënduari nga aksidenti me tren në Klinë
Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës
Banorët e Rugovës protestojnë kundër vendimit për ndalimin e...
10 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA