7 vitet e martesës Ana i kaloi nën dhunë.
Ditët e 29-vjeçares nga Saranda mbyteshin nën dufin e xhelozisë së bashkëshortit të saj.
“Pothuajse e përditshme, dhunë psikologjike, xhelozia e padrejtë, kishte shumë arsye bashkë, nëse ke dhunë është gjë e kotë të vazhdosh”, thotë ajo.
Prej një viti Ana i ka dhënë fund martesës për të nisur një jetë tjetër me detyrime dhe ëndrra të reja.
“Familja është e shenjtë, por duhet të jenë të dyja palët. Mora një guxim shumë të madh dhe i thashë, stop deri këtu, nuk mundem më”, tha ajo për Tv Klan.
Shifrat e një viti më parë flasin se lufta për t’u shkëputur nga një marrëdhënie e dhunshme ka qenë për të paktën 953 gra dhe vajza. Por më pak se 50% e tyre kanë mundur të përfitojnë një urdhër-mbrojtje nga Gjykata e Tiranës.
208 çështje janë pushuar, ndërsa 39 të tjera janë pranuar pjesërisht.
127 gra dhe vajza në kryeqytet i janë drejtuar me kërkesë padi për urdhër-mbrojtje gjatë periudhës Janar–Shkurt 2020. Vetëm 50% e tyre e ka përfituar mbrojtjen.
Për sociologët dhunimi i anëtarëve të familjes është sjellje e një trashëgimie patriarkale, ndaj në 80% viktima janë gratë.
Të tjera shkaqe potenciale që çojnë në dhunë shohin mungesën e të ardhurave, papunësinë apo mungesën e komunikimit.
Liderët e BE-së mblidhen në Bruksel, krizën në Lindjen e Mes...
Kurti: Alarmuese që Serbia po provokon me helikopterë pranë ...
Lautaro: Argjentina është më e fortë se Spanja
Remitencat arrijnë 1.4 miliardë euro më 2025, rritje 4%
Shqipëria në vend të 9 në botë për sigurinë kibernetike, Ram...
Qeveria mban 1 minutë heshtje për tre kosovarët që vdiqën tr...