E duam Shqipërinë si gjithë Evropa. Ishte kjo thirrja që jehonte 29 vite më parë në cdo shesh e qytet të shqipërisë, me zanafillën në qytetin studenti.
8 dhjetori, përkujtohet dhe festohet sot si një festë kombëtare, pikërisht në nder të studentëve të dhjetorit 1990, atyre të rinjve plot aspirata dhe ideale, që së bashku me pedagogët e universiteteve të Tiranës u bënë iniciatorët e kthesës së madhe historike, që solli rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.
Me këto thirrje, studentët kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe shtetit të së drejtës, integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike. Në krye të studentëve, ishte Azem Hajdari, asokohe student. Më 9 dhjetor, pa iu dridhur zëri, studentët ia parashtruan kërkesat e tyre, presidentit të atëhershëm, Ramiz Alia. Protestat e studentëve vijuan dhe gjithnjë e më shumë atyre u bashkoheshin qytetarë nga e gjithë Shqipëria. E pikërisht nga qyteti studenti lindi edhe partia demokratike, partia e parë pluraliste në vend.
Protesta e studentëve të dhjetorit i dha fund epokës të gjatë të vetë-izolimit dhe sundimit ideologjik dhe i hapi rrugën ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.
Pavarësisht se si sot vlerësohet performanca e demokracisë shqiptare, kjo lëvizje studentore shembi muret e kufijte dhe ktheu shpresat…
Në 8 dhjetor 2009, kuvendi i Shqipërisë, vendosi që kjo datë të shënohej si dita kombëtare e rinisë, pikërisht në nder të lëvizjes studentore që edhe ishte pikënisja e rrëzimit të regjimit komunist./tch/
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...