Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’, në kryeqytet.
Një 24 vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij, ndërsa policia njofton se nuk janë konstatuar shenja dhune.
Më tej në njoftim thuhet se dyshohet se pas veprimeve të kryera dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.
“Më datë 11.11.2021, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, në mjetin e tij, shtetasi J. C, 24 vjeç. Nga veprimet e kryera dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./tch
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...