Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është nënshtruar sot një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë.
Ndërhyrje e cila u krye me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT.
Kjo është bërë e ditur nga Bashkia e Tiranës.
“Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu sot një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë. Ndërhyrja është kryer me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT. Z. Veliaj është në gjendje të mirë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve”, shkruhet në njoftim./Arbresh.info/

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...