20 mijë vizitorë i janë drejtuar përgjatë 2 javëve, vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, për të vizituar ekspozitën e veçantë ku prezantohet kodikë nga shek VI-IXX.
“Është ndoshta një ndër ekspozitat më të vizituara. Kanë qenë në këtë periudhë prej afro 2 javësh, zyrtarisht mbi 20 mijë vizitorë, të cilët e kanë vizituar ekspozitën. Ka momente të pikut, ku i gjithë ambienti është tërësisht plot dhe që fatmirësisht ndonëse ditët e para mund të vinin edhe për godinën, tani shohim që po vijnë për kodikët dhe për dorëshkrimet e rralla që gjenden në Arkivin Qendror Shtetëror”, shprehet Ardit Bido, Drejtor i Arkivës Qendrore Shqiptare.
Është folur nga të gjitha krahinat e nga shumë gjuhë të ndryshme në këtë ekspozitë, në këtë qasje kanë pasur ndaj dorëshkrimeve, vizitorët vendas e të huaj.
“Ajo çka është interesante është që thuajse të gjithë mahniten me të gjitha.
Dorëshkrimet si Kodiku i Beratiti janë të rralla, unikale, botërore, por edhe Kurani më i vjetër që kemi në Shqipëri apo dorëshkrime bektashie, kanë tërhequr kërshërinë në mënyrë të barabartë në këtë ansambël të pasurisë sonë dhe në këtë ansambël të besimeve fetare”, thotë Bido.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...