Nesër do të nisin fluturimet në aeroportin e Rinasit.
Kjo është bërë e ditur në një njoftim të aeroportit të Rinasit në rrjtetin social “Facebook”.
Ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike, raporton arbresh.info
Njoftimi i plotë:
“? Nesër në mëngjes rinisin fluturimet
?Tirana International Airport njofton se fluturimet e programuara rinisin nesër në mëngjes, ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike. Sipas njoftimeve zyrtare të shtetit shqiptar, fluturimet e programuara rifillojnë nesër në mëngjes, më 9 Prill 2021.
? Ende nuk ka një orë të saktë për rifillimin e nesërm të fluturimeve. Sapo ta kemi si njoftim, do ta lajmërojmë menjëherë.
? Pasagjerët e flydubai që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, i bëjmë me dije ata dhe operatorët turistikë se udhëtimi do të kryhet nga nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobuzë. Janë të lutur të paraqiten brenda terminalit të TIA-s për dhënien e dokumentacionit të nevojshëm për këtë udhëtim.
? Njoftojmë gjithashtu se pasagjerët e itinerarit Dubai – Tiranë po me flydubai, se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim 18.30 orë lokale, kështu që operatorët turistikë janë të lutur të kujdesen për transportin e tyre nga Podgorica në Tiranë me autobuzë.
? Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet në shërbim të pasagjerëve dhe të çdo informacioni të saktë që është i vlefshëm për publikun.
Për çdo të dhënë tjetër, ju informojmë sërish.
Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport”/arbresh.info/
Trump zbardh bisedën telefonike me Putin: Prioritet mbetet p...
Google Translate mbush 20 vjet, shton një veçori shumë të kë...
YouTube teston mënyrë të re kërkimi me inteligjencën artific...
Çfarë ndodh nëse qëndroni ulur për më shumë se një orë pas n...
Dëshiron të flesh më mirë? Ekspertët zbulojnë kohën më të mi...
Kurti i dërgoi mesazh Hamzës në mbrëmje, Çitaku zbulon përmb...